Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë në Shqipëri. Nga Samiti i NATO-s në Turqi, kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat që samiti i ardhshëm nuk do të zhvillohej në vendin tonë, duke rikonfirmuar njëzëri se samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë. “Po si thanë nuk do bëhet samiti në Shqipëri? Kështu thanë? Ka ikur koha kur të tjerët bënin cfarë donin të tjerët me Shqipërinë, tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën kështu që samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë”, tha Rama. Më herët burime për Bloomberg, deklaruan se ideja e largimit nga samiti vjetor i liderëve ka filluar të diskutohet me zë të lartë.
Burimi:
opinion.al