Salla dhe Kumbaro në Gjirokastër: Fuqizim i fermerëve përmes Skemës Kombëtare 2026
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro Furxhi, njëkohësisht drejtuese politike e qarkut të Gjirokastrës, zhvilluan sot një bashkëbisedim të hapur me fermerë të Gjirokastrës, Tepelenës, Këlcyrës, Memaliajt, Dropullit, Përmetit dhe Libohovës, me fokus të veçantë te sektori i blegtorisë, i cili mbetet shtylla kryesore e ekonomisë lokale. Gjatë takimit u diskutuan nevojat reale të fermerëve, potencialet prodhuese të zonave blegtorale dhe mënyrat se si ato mund të fuqizohen përmes Skemës Kombëtare 2026, e ndërtuar mbi bazën e përvojës së terrenit dhe të fermerëve. Ministri Salla theksoi se për vitin 2026 është planifikuar një mbështetje e lartë për bujqësinë. Me një fond prej 119 milionë eurosh, qeveria mundëson investime për prodhimin e produkteve konkurruese për tregjet europiane. Mbështetja...
Burimi:
kohajone.com