“Salillari po na grabit pronat!” Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale

“Salillari po na grabit pronat!” Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale

Revolucioni i energjisë diellore mbërriti pa paralajmërim shtatorin e vitit të kaluar në fshatin Boçovë të Fierit – vetëm pak kilometra larg plazhit të Semanit në Adriatik – kur makineritë e rënda nisën të gërmonin përbri arave të mbjella. Në fshat askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte, por alarmi u rrit me kalimin e ditëve. Nikoll Ndoi, një mësues me profesion, dëgjoi fillimisht se një kompani private po hapte një rrugë. Por shqetësimi u rrit disafish kur ai mësoi se toka që gëzonte prej 30 vitesh nuk ishte më e tija. “Doli se këtu po bëhet një park fotovoltaik dhe tokat nuk qenkan më tonat,” tha me irritim Ndoi në fund të dhjetorit. “Unë kam 30 vjet që nuk e regjistroj dot, ai...