Salianji reagon për shembjet dhe bllokimin e rrugëve: Problem është korrupsioni në çdo stinë dhe jo moti

Salianji reagon për shembjet dhe bllokimin e rrugëve: Problem është korrupsioni në çdo stinë dhe jo moti

Deputeti i Partisë Demokratike e Shqipërisë, Ervin Salianji, ka reaguar për situatën e rënduar të qarkullimit në juglindje të vendit, duke akuzuar qeverinë për dështim dhe korrupsion në ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Përmes një postimi publik, Salianji deklaroi se bllokimet e përsëritura në akset kombëtare nuk lidhen me kushtet atmosferike, por me abuzimet dhe keqmenaxhimin e investimeve. Postimi i plotë i Ervin Salianjit: “Në shi rrëshqet mali dhe bllokohet. Në borë e bllokon ngrica. Në diell shpërbëhet betoni. Pra, problemi nuk është moti. Problemi është korrupsioni në çdo stinë. Akset kombëtare që lidhin juglindjen janë sot dëshmia më e qartë e dështimit dhe vjedhjes. Rruga Librazhd–Prrenjas është simbol i standardit mizerabël të qeverisjes së Edi Ramës. Rruga Qukës–Qafë Plloçë, pas 13 vitesh dhe mbi 300...