Salianji për Ramën e Berishën: Janë pronarë të partive

Salianji për Ramën e Berishën: Janë pronarë të partive

Ervin Salianji gjatë një takimi me intelektualë dhe pedagogë, tha se Rama dhe Berisha përfaqësojnë të njëjtin model autokrat, duke i cilësuar si “pronarë” të partive politike. Ai theksoi se politika në vend po ushtron presion mbi drejtësinë, veçanërisht ndaj SPAK, por shtoi se ky institucion po reziston dhe po krijon një kulturë të re në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Gjatë fjalës së tij, Salianji kërkoi një rregullim ligjor për mënyrën e funksionimit të brendshëm të partive politike, duke argumentuar se sistemi aktual favorizon përqendrimin e pushtetit në duart e kryetarëve. ”Në model janë njësoj. Kemi një oligarki ekonomike pasojë e asaj politike. Për drejtësinë kujtohen palët vetëm kur preken interesat personale. Kushdo është i bindur se Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë...