Salianji kandidim për drejtimin e PD, analisti Mërtiri: Ka një rrugë, problemi në parti Berisha

Salianji kandidim për drejtimin e PD, analisti Mërtiri: Ka një rrugë, problemi në parti Berisha

Analisti Ergys Mërtiri thotë se fokusi kryesor i Sali Berishës nuk është përballja me Ramën, por ruajtja e kontrollit mbi Partinë Demokratike. Sipas tij, Berisha po vepron në mënyrë të tillë që të eliminojë çdo rival të brendshëm dhe të mos lejojë ngritjen e alternativave të reja brenda opozitës. Mërtiri theksoi se kjo qasje e ka izoluar Berishën dhe ka penguar zhvillimin normal të një opozite konkurruese. Ai shtoi se çdo figurë që tenton të krijojë hapësirë politike për ndryshim përballet me presion, pasi Berisha synon të mbajë të gjithë strukturën e partisë nën kontroll. Duke u ndalur te rasti i Ervin Salianjit, analisti u shpreh se ai ka treguar vendosmëri për të vazhduar betejën e tij politike. Megjithatë, nëse Salianji përjashtohet nga partia, kjo...