Salianji i përgjigjet Berishës: PD ka nevojë për lidership që na bashkon. Përçarja nuk është alternativë
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji thotë se kontributi dhe angazhimi i tij në radhët e demokratëve janë të njohura dhe nuk kanë nevojë për verifikim apo “vula” dhe mbi të gjitha nënvizon se selia blu ka nevojë për një lider që i bashkon. Në mesazhin e tij në Facebook, Salianji nënvizon se PD nuk është pronë personale dhe as instrument për të mbytur mendimin ndryshe, por sipas tij, është shtëpia politike e mijëra demokratëve që kanë sakrifikuar për pluralizmin, lirinë dhe përballjen me kryeministrin Edi Rama. Postimi i plotë Nuk kam asnjë nevojë të provoj lidhjen time me Partinë Demokratike. Kontributi im, beteja ime, sakrifica që kam si pakkush janë publike dhe të njohura për çdo demokrat. Partia Demokratike nuk është pronë personale dhe as...
Burimi:
kohajone.com