Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro

Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro

Të marrësh punëtorë nga jashtë nuk është e lehtë, madje po rezulton si një proces me kosto. Nga pajisja me vizë e aplikimi për leje pune te transporti e akomodimi, një biznes duhet të paguajë rreth 850 euro për marrjen e një punonjësi të huaj nga jashtë.Veç shpenzimeve të dukshme, marrja e punonjësve të huaj shoqërohet shpesh me kosto të mëdha në kohë. Florjan Zekja, sipërmarrës në sektorin e manifakturës, thotë “Në vendet ku ne aplikojmë për marrjen e punëtorëve, Shqipëria nuk ka ambasadë. Ndaj ne duhet të t’u referohemi vendeve fqinje apo më larg. për të marrë vajzat Nga Filipinet ne duhet t’i referohemi ambasadës në Romë”. Përpjekjet e dëshpëruara të kompanive për të përballuar kostot e emigracionit shoqërohen edhe me rreziqe të tjera. Një...