Ryshfet për të mbyllur aksidentin/ SPAK jep pretencën për ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka dhe 4 të tjerë

Ryshfet për të mbyllur aksidentin/ SPAK jep pretencën për ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka dhe 4 të tjerë

Roven Zeka TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka lexuar këtë të martë konkluzionet përfundimtare dhe ka dhënë pretencën për ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka dhe dy vartës të cilët akuzohen se morën 2 mijë euro rryshfet për të mos arrestuar një grua e cila shkaktoi një aksident me pesë të plagosur. Konkretisht, për ish-shefin e rrugores Roven Zeka, SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg, dënimi të zbresi në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe të konvertohet në 3 vite shërbim prove. Të njëjtin dënim SPAK ka kërkuar edhe për ish-shefin e hetimit të aksidenteve Sokol Novakun. Për oficerin e OPGJ, Edison Tabaku, organi i akuzës ka kërkuar deklarimin e tij fajtor dhe dënimin me 5 vite burg, si dhe uljen e 1/3 së dënimit. Ndërsa për të pandehurin Bledi Belba, i përfshirë...