RTSH dhe RAI bashkëpunim të ngushtë, Vasili: Hap drejt standardeve europiane të medias
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit mes RTSH dhe RAI-t, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e medias publike. Marrëveshja u nënshkrua këtë të premte në ambientet e RAI në Romë dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve institucionale mes dy transmetuesve publikë. Lajmi u bë i ditur nga vetë Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH, Eni Vasili përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ajo thekson se ky partneritet krijon mundësi konkrete për shkëmbimin e filmave dhe serialeve më të mira italiane, zhvillimin e programeve të trajnimit për stafet, si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira profesionale. Një element i rëndësishëm i marrëveshjes lidhet edhe me procesin e dixhitalizimit të...
Burimi:
kohajone.com