Rrugaçëri parlamentare, shpërthen Berisha: Taulant Balla është një kriminel që trafikonte prostituta!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për incidentin në Kuvend dhe fyerjet e deputetit Taulant Balla ndaj deputetes Albana Vokshi. Në një deklaratë për mediat, Berisha e akuzoi Ballën për gjuhë të papranueshme dhe e cilësoi atë si pjesë të organizatës kriminale të Edi Ramës. Sipas Berishës, gjuha e përdorur nga Balla në Kuvend ishte e porositur nga kryeministri Edi Rama, si një reagim ndaj denoncimeve që Albana Vokshi ka bërë tek ndërkombëtarët. Kryedemokrati shtoi se për Partinë Demokratike autori i vërtetë i “rrugaçërisë parlamentare” është Edi Rama, ndërsa theksoi se opozita do të ndjekë çështjen edhe në Komisionin e Etikës në Kuvend. “Taulant Balla përbën një nga kriminelët më të shpërfytyruar, një nga anëtarët më kryesorë të organizatës kriminale të Edi Ramës....
Burimi:
gijotina.com