Rruga që kushtoi 260 mln euro sërish me probleme, situata kritike në lotin e dytë të aksit Qukës-Qafë Plloçë

Rruga që kushtoi 260 mln euro sërish me probleme, situata kritike në lotin e dytë të aksit Qukës-Qafë Plloçë

Rrugës Qukës-Qafë Plloçë nuk i mbarojnë problemet, pasi ditëve të fundit janë evidentuar sërish problematika në këtë aks. Sipas asaj që shihet në terren vërehen ulje të niveleve në shtratin e rrugës, konkretisht në lotin e dytë, pranë zonës së quajtur “Kthesa e Trebinjës”. Duhet të kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, edhe një pjesë tjetër e këtij aksi, pësoi zhytje për shkak të rrëshqitjes së strukturës. Megjithatë pavarësisht se kanë kaluar kohë ky segment ende nuk është rikthyer në normalitet, ndërsa qarkullimi vijon të jetë i kufizuar dhe i orientuar vetëm në një korsi. Problemet dhe dëmtimet në rrugën Qukës–Qafë Plloçë kanë nisur që prej inaugurimit të saj. Gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, ka patur shumë problematika për shkak të reshjeve....