Rruga Matogjin-Bashaj në Vlorë rikthehet në qarkullim pas disa ditësh izolimi
Ka përfunduar rikthimi në qarkullim i rrugës që lidh fshatrat Matogjin dhe Bashaj, e cila ishte bllokuar për disa ditë pas rrëshqitjes së dherave si pasojë e motit të keq. Për shkak të shembjes së masivit të dheut, fshati Bashaj ishte izoluar, pa mundësi lëvizjeje për banorët. Prej më shumë se dy javësh, forcat xheniere të ushtrisë kanë punuar intensivisht për hapjen e një aksi alternativ, duke lehtësuar qarkullimin dhe rikthyer lidhjen me zonën përreth. Aktualisht rruga është e kalueshme, ndërsa gjatë kësaj jave pritet të montohet një urë metalike pranë një përroi, që do ta bëjë aksin plotësisht të sigurt dhe të qëndrueshëm për banorët. Ky aks është jetik për komunitetin lokal, i cili ka përjetuar vështirësi në qarkullim dhe furnizim gjatë izolimit. Autoritetet...
Burimi:
kohajone.com