Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Punimet për rrugën Kombinat–Ndroq–Plepa po ecin “me ritme të qëndrueshme”, ndërsa autoritetet raportojnë se është realizuar 86% e punimeve në vetëm 30% të pjesës së parë të lotit të parë të projektit. Sipas të dhënave zyrtare, loti i parë ka një gjatësi prej 4.85 kilometrash dhe përbën rreth 16.7% të gjithë distancës totale të rrugës. Kjo do të thotë se, pas 18 muajsh punë, është përfunduar realisht rreth 4.3% e gjithë rrugës. Me këto ritme, projekti parashikohet të përfundojë në vitin 2059, gjatë mandatit të 13-të qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Një pritje modeste, vetëm 33 vjet larg, për një nga akset që pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin mes Kombinatit, Ndroqit dhe zonës së Plepave.
Burimi:
gijotina.com