Rruga e rrezikshme në Gjirokastër/ Lidh qytetin me tre fshatra, dëmet nga rrëshqitjet kanë vështirësuar kalimin e automjeteve

Rruga e rrezikshme në Gjirokastër/ Lidh qytetin me tre fshatra, dëmet nga rrëshqitjet kanë vështirësuar kalimin e automjeteve

Rruga që lidh fshatin Asim Zeneli në bashkinë Gjirokastër me fshatrat Krinë, Tranoshishtë dhe Saraqinisht ndodhet prej kohësh në një gjendje problematike. Në një segment të saj është dëmtuar pjesa e poshtme e asfaltit për shkak të gërryerjes nga përroi pranë rrugës, duke dobësuar strukturën mbajtëse të saj. Banorët e zonës shprehen se kjo situatë vazhdon prej një kohe të gjatë dhe rreziku po bëhet gjithnjë e më i madh për qarkullimin e automjeteve. Nëse nuk merren masa për ndërhyrje të shpejtë dhe stabilizimin e segmentit të dëmtuar, situata mund të përkeqësohet dhe të marrë përmasa serioze, madje edhe dramatike për banorët dhe drejtuesit e mjeteve që e përdorin çdo ditë këtë rrugë. Top Channel