Rruga e pakalueshme/ Banorët e Fushë-Krujës në protestë: Të jesh i sëmurë mbërrin i vdekur në spital
Rikonstruksioni i rrugëve në zonën e Fushë-Krujës prej vitesh ka mbetur thjesht premtim elektoral. Kështu shprehen banorët e Urës së Gjolës, të cilët u ngritën në protestë në lidhje me aksin që lidh fshatin e tyre me autostradën Fushë Krujë-Vorë. Megjithëse në të gjithë gjatësinë e saj rruga është plot gropa e pellgje me ujë, në të nuk janë kryer asnjëherë investime serioze. “Më shumë e kemi riparuar vetë. Në bashki jemi të humbur, të tradhtuar sepse nuk i ka rënë ndërmend për asnjë nga ne”, thotë një prej banorëve. Madje kjo rrugë nuk ka parë kurrë asfalt dhe pse buzë saj jetojnë rreth 100 familje. Për rrjedhojë banorët thonë se aksi është bërë i pakalueshëm. “Kjo gjendje vazhdon me vite. Vijnë, i japin një...
Burimi:
gijotina.com