Rruga e bllokuar në Librazhd-Qafë Thanë, ambulanca kalon mbi dhe për të shpëtuar pacientët
Vijon prej orësh bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë, ndërsa dheu dhe gurët vazhdojnë të bien në rrugë. Sikurse shihet në pamjet e përcjella, në trafik kanë mbetur të bllokuara edhe ambulancat. Një i sëmurë, që po transportohej me ambulancë nga Librazhdi drejt Tiranës, është kaluar me barrela mbi rrugën e mbuluar nga dheu dhe gurët. Si pasojë e bllokimit të këtij aksi shumë të rëndësishëm, me mijëra mjete kanë mbetur të bllokuara në trafik prej orësh.
Burimi:
kohajone.com