Rruga “dorëzohet” para shirave në Mallakastër, asfalti përfundon në oborrin e një shtëpie, banorët: Mungojnë standardet
Reshjet e ditëve të fundit kanë shembur një segment rrugor prej 20 metrash në rrugën e re të rikonstruktuar të fshatit Usojë te Mallakastrës ndërsa asfalti ka përfunduar në oborrin e një banese private. Reshjet nxorën në pah atë që banorët kishin frikë prej kohësh, mungesë standardesh dhe të elementëve bazë teknikë, si mos ndërtimi i mureve mbajtës për mbrojtjen nga erozioni dhe mungesën e kanaleve kulluese anësorë. Rrëshqitja e asfaltit ndodhi rreth orës 11:00 të ditës së djeshme duke rrezikuar banesën e familjes Kamaj. Aktualisht rruga është e pakalueshme ndërkohë që autoritetet thonë se janë duke punuar për pastrimin e inerteve nga oborri i banesës. Banorët e Usojës nuk fshehin zhgënjimin për rrugën e shembur e cila sipas tyre rrezikon edhe në segmente të tjera. Segmenti...
Burimi:
top-channel.tv