Rrotacion në krye të Forcës Ajrore, Presidenti Begaj firmos dekretet, gjeneral Edmond Abaz Voci emërohet Komandant

Rrotacion në krye të Forcës Ajrore, Presidenti Begaj firmos dekretet, gjeneral Edmond Abaz Voci emërohet Komandant

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot dy dekrete të rëndësishme për Forcën Ajrore. Ai ka liruar nga detyra Komandantin e deritanishëm, Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo, ndërsa ka emëruar në këtë post Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci. “Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 164, datë 30.3.2026, dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 165, datë 30.3.2026, dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore“, thuhet në njoftimin e Presidencës. Top Channel