Rrjoll, banorët kundër policisë: “Tokën nuk e lëshojmë”
Situata e tensionuar në zonën e Rrjollit, në Lezhë, është rikthyer sërish, pasi banorët e zonës kanë ndërprerë punimet që po zhvillohen për ndërtimin e një resorti turistik. Të vendosur për të mos lejuar vijimin e punimeve, banorët kanë ndërhyrë drejtpërdrejt në kantier, duke detyruar punonjësit të zbresin nga mjetet e rënda dhe të ndërpresin aktivitetin. Ndërhyrja e tyre ka sjellë përplasje me forcat e policisë, të cilat ndodheshin në zonë për të garantuar mbarëvajtjen e punimeve. Pavarësisht pranisë së uniformave blu, banorët kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen dhe se do të vazhdojnë të bllokojnë kantierin çdo ditë, deri në zgjidhjen e çështjes së pronësisë mbi tokën. Sipas tyre, toka ku po kryhen punimet është në pronësi të ligjshme të banorëve dhe kjo,...
Burimi:
kohajone.com