Rrjeti i drogës nga Shqipëria në Europë: Apeli lë në fuqi masat për grupin “Rraja”

Rrjeti i drogës nga Shqipëria në Europë: Apeli lë në fuqi masat për grupin “Rraja”

Gjykata e Apelit ka vendosur sot në 24 janar të lërë në fuqi masat e sigurisë për anëtarët e grupit “Rraja” të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe organizim të një grupi të strukturuar kriminal. Mes të akuzuarve është edhe djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rexhep Rraja. Shtetasit për të cilët u konfirmua masa e sigurisë janë: -Islam Sefa -Rexhep Rraja -Perparim Rraja Sipas organit të akuzës, anëtarët e grupit Rraja, dyshohen se kanë kryer veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Organizim i grupit të strukturuar kriminal”. Si funksiononte grupi dhe Çfarë zbuluan hetimet Nga hetimet ka rezultuar dyshime të arsyeshme, të mbështetura në prova, se personat e dyshuar janë përfshirë në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike...