Rritje pagash dhe shtesë për vjetërsi për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor

Rritje pagash dhe shtesë për vjetërsi për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në strukturën e pagave për punonjësit e sistemit shëndetësor, si dhe për ata që punojnë në strukturat shëndetësore të Forcave të Armatosura, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Policisë së Shtetit. Sipas vendimit të ri, shtesa për vjetërsi në punë ndryshohet duke u rritur gradualisht sipas viteve të shërbimit: 0.6% për 10 vitet e para, 0.8% për vitet 11–20 dhe 1% për vitet 21–30, duke u llogaritur mbi pagën e pozicionit. Po ashtu, shtesat për mjekët në shërbimet e urgjencës, reanimacionit, hemodinamikës, njësinë e aksidenteve cerebrale dhe neonatologji arrijnë 18,000 lekë në muaj, ndërsa infermierët dhe teknikët e laboratorit apo imazherisë që punojnë në këto shërbime do të përfitojnë 12,000 lekë në muaj. Vendimi parashikon gjithashtu shtesa për shërbimin...