Rritje e paprecedentë e nivelit të detit në Radhimë, rrezik për varkat dhe magazinat e peshkimit
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e pazakontë e nivelit të detit, fenomen që sipas peshkatarëve vendas nuk është vërejtur më parë në këtë formë dhe intensitet. Uji ka avancuar drejt tokës duke depërtuar në disa zona pranë qendrës së peshkimit ne Radhime ndërsa varkat e ankoruara janë tendosur fort nga litarët për shkak të ngritjes së menjëhershme të nivelit. Uji ka vërshuar edhe në magazinat pranë portit të peshkimit ne Radhime duke krijuar situatë shqetësuese për mjetet dhe pajisjet e punës.Sipas dëshmive të peshkatarëve, rritja ka qenë më e madhe se baticat e zakonshme gati ne 1 m madje dhe me shume.Ata shprehen se nëse kjo situatë vazhdon, ekziston rreziku që...
Burimi:
top-channel.tv