“Rritje e pagave dhe e numrit të personelit ushtarak”, Vengu: Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci kundër askujt

“Rritje e pagave dhe e numrit të personelit ushtarak”, Vengu: Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci kundër askujt

Pirro Vengu TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, është shprehur se Shqipëria po përgatitet për rishikim strategjik të mbrojtjes me buxhetin e 2026. Në një deklaratë për mediat, ministri është ndaluar duke bërë një krahasim për buxhetin 2025 dhe 2026, teksa theksoi se ky i fundit është një mekanizëm që mundëson forcimin e industrisë dhe të sovranitetit dixhital. Vengu deklaroi se do të ketë rritje të pagave të ushtarakëve, rritje të numrit të personelit ushtaraka dhe mjete të reja për Forcat e Armatosura. Vengu bëri me dije se Shqipëria pritet të nisë në muajin shkurt prodhimin e dronëve, teksa shtoi se Shqipëria do të fillojë të prodhojë armë vetë. "Buxheti 2026 nuk është një buxhet rutinë, por një mekanizëm për të ndërtuar kapacitete reale, për të zhvilluar...