Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

Kryeministri Edi Rama thotë se gjykatësit, me kërkesën e tyre për rritje pagash, duan t’i imponohen parlamentit dhe qeverisë, dy pushteteve të tjera. Sipas Ramës, ata duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre. “Tjetri thotë të na vini vlera fikse, si mund t’i lihet ekzekutivit dhe legjislativit, sa herë t’u teket për ta rritur. Pra duhet një sistem reference. Si mund t’i lihet parlamentit, qeverisë, kur ne kemi në dorë çekiçin dhe i bien si të duam ne, thotë ky gjykatësi. Dhe thotë, sistemi i referencës më i mirë është ai që pasqyron ndryshimet reale, dhe rritjen e çmimeve si ai në 2016. Në 2016 kur zgjidhëm një sistem reference, me qëllimin e mirë që gjykatësve t’u jepnin paga më të larta se të tjerët,...