Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, hyn në fuqi Bordi i Transparencës për caktimin e ‘tavanit’
Përmes një vendimi qarkullues të qeverisë, është vendosur futja në fuqi e Bordit të Transparencës, sikundër ishte paralajmëruar ditë më parë. Ky vendim ka ardhur pas rritjes së çmimit të karburanteve në vendin tonë pas luftës në Lindjen e Mesme. Në ditët në vijim pritet mbledhja e parë e këtij bordi, për të caktuar dhe çmimin tavan të karburantit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv