Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri Malaj tregon çfarë duhet të bëjë qeveria

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri Malaj tregon çfarë duhet të bëjë qeveria

Arben Malaj, ish-ministër i Financave shpalos propozimet mbi masat që duhet të marrë qeveria për të përballuar krizën e çmimeve që vjen nga rritja e çmimit të naftës. “Jemi në situatë kritike dhe jemi prekur goxha nga rritja e çmimeve. Janë 4 grupe që kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme. Janë shtresat në nevojë, pensionistët, ata që përfitojnë ndihmë sociale dhe bujqësia. Deri tani, jemi i vetmi vend evropian që nuk kemi prezantuar një paketë sociale. Strukturat e kontrollit më tepër krijojnë premisa për korrupsion sesa ndihmojnë qytetarët. Unë sugjeroj që qeveria dhe Ministria e Financës duhet të bënin inventarin komplet të rezervës së sigurisë. Kemi ligj për rezervën, por ka pasur raste që ajo shitet dhe kompanitë marrin fitime abuzive, duke e shitur në...