Rritja e çmimit të biletave në urbanet e Kamzës, Autoriteti i Konkurrencës nis hetim paraprak

Rritja e çmimit të biletave në urbanet e Kamzës, Autoriteti i Konkurrencës nis hetim paraprak

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjes SHPRESA – AL SHPK në tregun e transportit urban në Bashkinë Kamëz. Ky vendim është marrë pas ankesave të depozituara pranë Autoritetit të Konkurrencës dhe shqetësimeve të bëra publike në media, lidhur me rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve të transportit urban. Hetimi paraprak ka për objekt analizimin e kushteve të konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun e transportit urban në Bashkinë Kamëz, veçanërisht për linjat: Kamëz – Tiranë – Kamëz Paskuqan – Babrru – Tiranë Referuar dokumentacionit zyrtar të administruar, rezulton se ndërmarrja SHPRESA – AL SHPK është i vetmi operator i licencuar për ofrimin e shërbimit të transportit urban në këto linja, duke zotëruar kështu pozitë dominuese në...