Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Rritja e çmimeve “zbeh” festat e fundvitit, “rripen” shqiptarët, fatura “flet” më shumë se shija dhe xhepi
Foto ilustruese TIRANË- Festat e fundvitit sjellin atmosferë festive, por bashkë me to, vjen edhe një sfidë financiare me të cilën qytetarët duhet të parballen. Rritja e çmimeve për festat e fundvitit është tashmë një problematikë e njohur për qytetarët. Në tregjet e Krishtlindjeve, në lokale, restaronte, supermarkete dhe kudo ku ka konsumator, rritja e çmimeve vijon të jetë në trend rritje. Edhe këtë vit, ashtu siç është bërë 'traditë'...Nëse në çdo shtet tjetër ka ulje dhe oferta gjatë sezonit festiv, në Shqipëri ndodh e kundërta, ku vihet re një shtrenjtim i mëtejshëm. Shportat ushqimore shkojnë përtej asaj normales në përditshmëri. Si të mos mjaftonte, edhe kafenetë pësojnë rritje, ku sa më pranë qendrës festive të jesh, aq më e shtrenjtë bëhet fatura. Kryeqyteti ynë regjistron...