Rritet stoku i dosjeve në gjykata/ Reduktimi i institucioneve sipas hartës së re ka shtuar problemet, kërkohet ndërhyrje

Rritet stoku i dosjeve në gjykata/ Reduktimi i institucioneve sipas hartës së re ka shtuar problemet, kërkohet ndërhyrje

Kushtet e papërshtatshme në selitë e gjykatave dhe stoku i dosjeve vazhdojnë të mbeten një problem  pa zgjidhje pavarësisht se gjyqtarët e prokurorët prej kohësh po kërkojnë ndihmë. “Gjyqtarët rrinë në zyra 1 me 1, zyra birucash. Ajo godinë kur futem më jep mua një lloj ankthi, imagjino një hallexhi, sidomos një rastet kur kemi njerëz të rrezikshëm”, tha Noel Veizi- zv. kryetar gjykata Fier. “Kam qenë kundër hartës së re dhe mbaj mend që ngrija të vetmin shqetësim, thoja se si ka mundësi që nuk e kuptojnë dosjen dixhitale”, u shpreh Bevis Shehaj-zv.kryetar gjykata Lushnjë. Ankesat e gjyqtarëve dhe prokurorëve u përsëritën gjatë takimit të mbajtur nga KSHH, ku u prezantua monitorimi mbi efektet që shkaktoi harta e re gjyqësore, që nga 2023 reduktoi...