Rritet krimi nga fëmijët, vetëm në Tiranë janë proceduar 870 të mitur për sulme fizike

Rritet krimi nga fëmijët, vetëm në Tiranë janë proceduar 870 të mitur për sulme fizike

Mbas një përleshjeje në qendër të Tiranës midis një grupi fëmijësh, Arben Gramo u thirr me urgjencë në Komisariatin numër 1 për të qenë i pranishëm bashkë me prindërit e njërit prej të miturve. Grindja kishte ndodhur për një fyerje në Instagram. Kjo është situata në shërbimin e provës, aty ku kontrollohen vendimet gjyqësore edhe ndaj minorenëve, shumica e tyre të gjendur përgjegjës për plagosje dhe sulme fizike. Janë fëmijë që gjykata i ka vendosur nën mbikëqyrje edhe për krime të tjera si grabitjet me dhunë, shpërndarje droge dhe armëmbajtje, dhe detyrat e caktuara ndaj tyre nisin nga ndjekja e shkollës deri te detyrimi të qëndrojnë larg problemeve. Në total janë 317 fëmijë nga 14 deri në 18 vjeç që nuk kanë përfituar nga shmangia...