Rritet intensiteti i reshjeve të dëborës në Qafë Thanë, temperaturat ulen në 0 gradë celsius
Reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë rinisur në zonën e Qafë Thanës, në territorin e Pogradecit. Aktualisht, lëvizja e mjeteve kryhet pa përdorimin e zinxhirëve, ndërsa kontraktorët janë në terren duke kryer kriposjen dhe pastrimin e vazhdueshëm të aksit rrugor. Saktësohet se, pas bllokimit të aksit Qukës–Qafë Plloçë katër ditë më parë si pasojë e rrëshqitjeve të inerteve, Qafë Thana mbetet aktualisht i vetmi aks i hapur që lidh juglindjen e vendit me Shqipërinë e mesme, duke e bërë këtë segment jetik për qarkullimin. Sipas parashikimeve, reshjet e dëborës pritet të vijojnë edhe në orët në vijim. Për garantimin e qarkullimit, në këtë aks janë vënë në shërbim disa mjete borëpastruese, ndërsa temperaturat aktualisht shënojnë 0 gradë Celsius. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve...
Burimi:
top-channel.tv