Rritet çmimi i naftës, Rama paralajmëron ndërhyrje konkrete nga shteti: Gati për risi teknologjike

Rritet çmimi i naftës, Rama paralajmëron ndërhyrje konkrete nga shteti: Gati për risi teknologjike

Kryeministri Edi Rama thotë se ekonomia në vend po jep sinjale pozitive, duke reflektuar në rritjen e pagave. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, kreu i qeverisë theksoi se një tjetër prioritet mbeten pensionet, për të cilat qeveria synon rritje të vazhdueshme çdo vit, me objektivin për t’i dyfishuar në afat. I ndalur më shumë te çmimet e naftës që kanë shqetësuar çepin e shqiptarëve, Rama e lidhi rritjen e tyre me zhvillimet ndërkombëtare, veçanërisht me ndikimin e luftës në Iran. Sipas tij, ekonomia shqiptare nuk është e izoluar dhe goditjet globale reflektohen drejtpërdrejt në tregun vendas, një mësim i nxjerrë nga pandemia dhe lufta në Ukrainë. Kreu i qeverisë tha se pavarësisht sfidave, Shqipëria ka reaguar në mënyrë aktive...