Rritet çmimi i bukës, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim në Korçë
Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar pas raportimeve në media për një rritje të mundshme të çmimit të bukës në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve të publikuara, disa ndërmarrje që merren me prodhimin dhe tregtimin e bukës kanë njoftuar pikat e shitjes se çmimi i produktit do të rritet nga 120 lekë në 150 lekë. Kjo përbën një rritje prej më shumë se 25 për qind, çka ka nxitur shqetësime për një ndryshim të njëkohshëm të çmimeve në treg. Në këto kushte, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të ndërhyjë menjëherë për të monitoruar situatën dhe për të verifikuar nëse kjo rritje e paralajmëruar është rezultat i një vendimi të pavarur të secilës ndërmarrje apo nëse mund të ketë elemente të një sjelljeje të koordinuar mes operatorëve...
Burimi:
kohajone.com