Rriten rezervimet, Vlora destinacion i preferuar edhe në dimër! Operatorët: Më të interesuar janë izraelitët

Rriten rezervimet, Vlora destinacion i preferuar edhe në dimër! Operatorët: Më të interesuar janë izraelitët

Rezervimet kanë nisur prej javësh dhe Vlorën e kanë zgjedhur edhe turistë nga Italia, Izraeli, Franca, Gjermania dhe Anglia. Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë tha se ”paketat janë të përshtatura për çdo buxhet, duke nisur nga ofertat më ekonomike deri te paketat më të plota që përfshijnë akomodim dhe aktivitetet festive. Këtë vit vërejmë interes të shtuar që paketat të zgjasin edhe për datat 1 dhe 2 janar”. Elisa Bilali, menaxhere e përgjithshme e një biznesi shton se ”rezervimet kanë filluar prej kohësh dhe këtë vit po vërejmë një rritje të numrit të turistëve të huaj, kryesisht nga Izraeli, Franca, Gjermania dhe Anglia. Paketat janë deri në tre ditore dhe përfshijnë akomodim dhe aktivitetet festive të Vitit të Ri”. Operatorët ofrojnë paketat në nivele...