Rriten rastet e dhunës në familje në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

Rriten rastet e dhunës në familje në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

Dashuri Rrapaj në Roskovec të Fierit nuk jeton më. Jeta e saj u ndërpre nga të shtënat e pushkës së bashkëshortit, me të cilin kishte rreth 5 dekada e martuar. Disa ditë më herët, Xhuana Nikollaj, 25-vjeçarja nga Lezha, u shty në vetvrasje nga dhuna e ish-partnerit. Jeta e ndërprerë e këtyre grave dëshmon se dhuna në familje mbetet një ndër format më të përhapura të dhunës në Shqipëri. Në vetëm 3 muajt e parë të këtij viti, në të gjithë vendin janë shënuar 490 raste të dhunës në familje. Referuar statistikave të Policisë së Shtetit, 311 prej tyre kanë qenë gra e vajza të cilat janë dhunuar nga partnerët e tyre. Psikologja Almenda Xhaferri thotë: “Dhuna nuk fillon me shpullën e parë. Fillon kur...