Rriten pagat për 720 efektivë të strukturave speciale
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu njoftoi sot një rritje tjetër page për rreth 720 efektivë të strukturave speciale, që ndodhen në vijën e parë të përballjes me krimin e organizuar dhe individët me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Rritja prek tri strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit: RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë (ish-FNSH) dhe Forcën e Posaçme Operacionale. Konkretisht, për forcat speciale RENEA paga rritet me 25 mijë lekë (rreth 250 euro), ose 20% më shumë. Për Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe efektivët e Forcës së Posaçme Operacionale, paga rritet me 14 mijë lekë, ose rreth 14%. Pas kësaj rritjeje, paga e një inspektori në RENEA shkon në pothuajse 1600 euro, ndërsa për një drejtues arrin në rreth 2300 euro. Në Forcën Operacionale,...
Burimi:
kohajone.com