Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se Komisioni i Ligjeve refuzoi të shqyrtojë në thelb projektligjin e PD-së për pagesat e kategorisë së mësuesve, duke e votuar kundër vetëm për shkak se nisma ishte paraqitur nga opozita. Pas mbledhjes, në një deklaratë për mediat, Zhupa u shpreh se në Komisionin e Ligjeve asaj iu lejua vetëm prezantimi i projektligjit, pa debat, ndërsa kryetari i komisionit, Ulsi Manja, pranoi publikisht se maxhoranca e voton kundër nismën jo për shkak të përmbajtjes, por sepse ajo është paraqitur nga opozita, me arsyetimin se një nismë e tillë do të paraqitet më vonë nga vetë maxhoranca. Deputetja demokrate e cilësoi këtë qëndrim si fund të parlamentarizmit, duke deklaruar se Kuvendi po shndërrohet në një institucion që miraton vetëm...
Burimi:
gijotina.com