Rrëzohet edhe traseja e hekurushës pas rënies së urës dhe shtyllave elektrike
Situata e krijuar në zonën “Arrat e Gurrës” në Dragostunjë të Librazhdit nuk është thjesht një rrëshqitje dheu. Ajo është kthyer në një krizë infrastrukturore me efekt zinxhir, ku brenda pak ditësh janë goditur njëkohësisht tre nyje strategjike: rruga kombëtare, linja hekurudhore dhe rrjeti i transmetimit të energjisë. Pas dëmtimit të segmenteve rrugore në aksin Librazhd–Prrenjas dhe në Qukës–Qafë Plloçë, si dhe cenimit të bazamentit të një shtylle 110 kV, situata u përshkallëzua me shkatërrimin e plotë të një pjese të linjës hekurudhore Elbasan–Librazhd–Përrenjas–Gur i Kuq. Fundosja dhe zhvendosja masive e tokës në segmentin Librazhd–Xhyrë ka deformuar shinat dhe ka dëmtuar strukturat mbajtëse në mënyrë të pakthyeshme, duke e nxjerrë jashtë funksionit këtë pjesë të trasesë. Paralelisht, shtylla nr. 15 e tensionit të lartë 110...
Burimi:
kohajone.com