Rrëzohen përsëri shtyllat elektrike në Mirditë prej rrëshqitjes së dherave, avancimi i gërryerjes po shkon drejt banesave, kërkohet ndërhyrje urgjente
Territori i Qarkut Lezhë ka qenë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët, e dëborë në lartësi mbi 700 m. Aktualisht reshjet janë ndërprerë. Në bashkinë Mirditë raportohet: Si pasojë e vazhdimit të gërryerjes së tokës bujqësore në Zall – Donaj nga Lumi Fan i Vogël, rreth orës 00:00 janë rrëzuar përsëri shtyllat elektrike të TM, të spostuara një ditë më parë nga OSHEE, pasi gërryerja ka avancuar duke kaluar vendin e spostimit, duke lënë pa energji fshatin Ndërfanë, Gëziq, Kalanjan, Cekaj. Avancimi i gërryerjes po shkon drejt rrugës së fshatit dhe banesave. Për sa më sipër kërkohet mbështetje në mënyrë urgjente nga Ministria e Bujqësisë nëpërmjet mjeteve të DRUK Lezhë, sipas kërkesës së drejtuar, që me datën 09.01.2026, ku AKMC është vënë...
Burimi:
top-channel.tv