Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Ambasada e Holandës në vendin tonë, në një reagim pas votimit në Kuvend, e cilëson ndjekjen penale të korrupsionit si kyçe për integrimin në Bashkimin Evropian. “Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta. Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje të vazhdojë shpejt dhe pa pengesa. Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e këtij procesi”, thekson ambasada. Më herët ambasada gjermane në Tiranë reagoi pas vendimit të Kuvendit, që rrëzoi me 82 vota kundër kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për arrestimin e...
Burimi:
top-channel.tv