Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje…

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje…

Një stjuardesë është gjetur e gjallë, e lidhur në sediljen e saj, e cila kishte përfunduar jashtë avionit pas rrëzimit të avionit në Nju Jork. Sipas raportimeve, sedilja e saj kishte rënë përmes një grope të krijuar në dyshemenë e avionit gjatë përplasjes. Ajo ka pësuar lëndime serioze, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Avioni, me 73 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi në bord, kishte ulur fillimisht në mënyrë të sigurt pas një fluturimi nga Montreal mbrëmjen e së dielës. Megjithatë, gjatë lëvizjes në pistë, ai u përplas me një mjet shërbimi, duke udhëtuar me rreth 160 km/h. Si pasojë e incidentit, 43 persona u dërguan në spital me lëndime të ndryshme, nga fraktura deri në mavijosje. Shumica prej tyre janë liruar tashmë, ndërsa nëntë...