Rreziku nga shkëmbinjtë e Torovicës, nis shpërthimi i tyre, bllokohet përkohësisht aksi nacional
Këtë të hënë ka nisur operacioni për shpërthimin e shkëmbinjve të rrezikshëm në malin e Torovicës, pas vendosjes së rrjetave mbrojtëse për garantimin e sigurisë. Ky operacion po zhvillohet nga forcat xheniere, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile, Bashkinë Lezhë dhe Policinë e Shtetit. Për të shmangur çdo rrezik, autoritetet kanë bërë evakuimin e banorëve në zonë, si dhe kanë bllokuar përkohësisht rrugën nacionale. Prej vitesh, këta shkëmbinj ishin kthyer në një shqetësim serioz për banorët dhe drejtuesit e mjeteve, duke rrezikuar jetën përgjatë aksit rrugor Balldren – Torovicë – Bent.
Burimi:
sot.com.al