Rrezikohet shembja e urës, bllokohet plotësisht aksi Librazhd-Prrenjas, reagon ARRSH: Po thërrmohet betoni
Ura LIBRAZHD- Aksi rrugor Librazhd-Prrenjas është bllokuar totalisht, pasi rrezikohet të shembet ura në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. ARRSH, përmes një njoftimi publik, thekson se do të ndalohet qarkullimi për të gjitha automjetet dhe se po merren masat e nevojshme për ndërtimin e një bypass-i provizor, ku do të kalojnë mjetet. Pas bllokimit të rrugës, njoftohet që të përdoret rruga alternative Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh-Elbasan për të gjithë ata që lëvizin nga zonat e tjera drejt juglindjes së vendit dhe anasjelltas. Foto nga ngjarja “Në aksin Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur ‘Arrat e Gurrës’, pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, për arsye sigurie njofton se: Do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këtë segment. Ndërkohë, nga...
Burimi:
zeri.ai