Rrezik për shembje/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në Urën e Digës Çengelaj në Peqin
Bashkia Peqin ka ndaluar qarkullimin për një kohë të pacaktuar të mjeteve motorike me tonazh mbi 3.5 ton në Urën e Digës Çengelaj mbi lumin Shkumbin. Raporti teknik i Institutit të Ndërtimit ka evidentuar risk të lartë për strukturën aktuale të urës, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të mjeteve të rënda për të shmangur rrezikun e dëmtimit apo shembjes. Ndërkohë autoritetet kanë urdhëruar vendosjen e kufizuesve fizikë (blloqe betoni) në hyrje dhe dalje të urës. Vendimi prek dhjetëra fshatra që lidhen me Peqinin dhe Belshin, duke sjellë rritje të kostove për banorët dhe bizneset e zonës, të cilët do të duhet të përdorin rrugë alternative për transportin e mallrave dhe shërbimeve.
Burimi:
gijotina.com