Rreth 5 vite burg për dy shqiptarët në Angli/ Grabitën disa banesa në zonën e Birminghamit, nën shënjestër edhe ish-futbollisti i Aston Villas
Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 4 vjet e 8 muaj burg secili nga drejtësia britanike, pasi u shpallën fajtorë për një seri grabitjesh të organizuara në disa zona të Anglisë, mes tyre edhe tentativa për të vjedhur banesën e ish-futbollistit të Aston Villa dhe Birmingham City, Scott Hogan. Sipas mediave britanike, Denis Puka 28 vjeç dhe Erisjan Laska 29 vjeç, së bashku me një person të tretë ende të paidentifikuar, kryen shtatë grabitje dhe tentativa grabitjeje gjatë tre netëve radhazi në muajin qershor të vitit të kaluar. Gjykata e Kurorës në Chester bëri të ditur se veprimtaria kriminale ishte e mirëorganizuar. Të pandehurit kishin rezervuar një banesë në Airbnb në Warrington, të cilën e përdornin si bazë operimi, ndërsa për lëvizje shfrytëzonin një...
Burimi:
top-channel.tv