Rreth 200 dyqane të shkrumbuara nga flakët! Riaktivizohet vatra e zjarrit te “5 Maji”

Rreth 200 dyqane të shkrumbuara nga flakët! Riaktivizohet vatra e zjarrit te “5 Maji”

pamje nga zjarri TIRANË-Vatra e zjarrit në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë është riaktivizuar mëngjesin e sotëm. Raportohet se forcat zjarrfikëse janë mobilizuar dhe janë nisur për të izoluar flakët.  Zjarri i përmasave të mëdha përfshiu prej 5 orësh mbrëmjen e djeshme tregun në lagjen "5 Maji" në Tiranë. Situata ishte teje e vështirë ku në ndihmë erdhën përforcime nga shërbimet zjarrfikëse të bashkive Vorë, Kamëz dhe Elbasan, si dhe ndërhyrje nga Ushtria. Si pasojë e zjarrit janë djegur 200 dyqane në zonë. Ka dyshime se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike nga një biznes që ka qenë brenda kapanonit. Dëmet e shkaktuara nga flakët e mbrëmshme janë të konsiderueshme./ZËRI