Rreth 1800 familje pa energji elektrike në Korçë, shembje dhe çarje rrugësh

Rreth 1800 familje pa energji elektrike në Korçë, shembje dhe çarje rrugësh

PAMJE NGA NGJARJA KORÇË-Situata si pasojë e motit të keq vijon të jetë problematike në juglindje të vendit. Probleme me energjinë elektrike, probleme në infrastrukturë dhe çarje argjinatura lumenjsh janë evidentuar në qarkun e Korçës. Rreth 1800 familje kanë mbetur pa energji elektrike, pasi kabinat kanë dalë jashtë funksionit. Problem kryesor mbetet Lumi i Verdovës në Pogradec, ku një pjesë e karrexhatës është shembur dhe qarkullimi bëhet vetëm në një korsi. Në fshatra raportohet për rrëshqitje dherash pranë banesave. Situata aktuale në Qarkun e Korçës  Furnizimi me energji elektrike (OSHEE): Fideri 9, NST Lozhan – pjesërisht pa energji; preken rreth 400 abonentë ruralë. Jashtë funksionit janë 5 kabina në zonat Leshec dhe Maliq–Opar, si dhe 3 abonentë ruralë. Fideri 14, NST Petrushë – pa energji zonat Dardhas,...