Rrëshqitjet e dheut bllokojnë rrugën e Tudanit, bashkia Elbasan: Ndërhyrja do të realizohet në verë!

Rrëshqitjet e dheut bllokojnë rrugën e Tudanit, bashkia Elbasan: Ndërhyrja do të realizohet në verë!

Bashkia e Elbasanit reagoi sot lidhur me rrugën e fshatit Tudan, e cila ka pësuar rrëshqitje të konsiderueshme të dherave. Sipas bashkisë, shirat që përfshinë të gjithë territorin në muajt nëntor 2025 – shkurt 2026 sollën problematika edhe në bashkinë e Elbasanit. “Në fillim të muajit janar Agjencia e Shërbimeve Publike dhe Emergjencat Civile, pranë bashkisë së Elbasanit u njoftuan për bllokimin e një prej rrugëve që lidh fshatin Tudan. Prej asaj kohe nga ekipet tona është ndërhyrë disa herë për pastrimin, ndërkohë që situata është përsëritur vazhdimisht. Agjencia e Shërbimeve Publike tentoi të mbajë rrugën të hapur derisa situata u kthye në rrezik edhe për punonjësit duke u detyruar të largojmë makineritë për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme”, theksoi bashkia, në një postim në...