Rrëshqitje toke në Rrëshen, vërshimi i lumenjve ka shkaktuar dëme, në disa zona uji po pushton edhe tokat
Prurjet e rrëmbyeshme të lumenjve Fan i Vogël dhe Zmeja në Mirditë kanë shkaktuar probleme të shumta ditët e fundit, duke sjellë gërryerje të tokës dhe rrezik për infrastrukturën. Lumi Fan i Vogël ka marrë sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore, ndërsa paraqet rrezik edhe për linjën elektrike, duke iu afruar ndjeshëm rrugës. Ndërkohë, nga ana tjetër, lumi Zmeja rrezikon furnizimin me ujë të qytetit, pasi tubi i ujësjellësit ka mbetur i varur në ajër, në mes të shtratit të lumit, si pasojë e gërryerjes.Gjetw kwtyre ditwve situata është e rënduar dhe kwrkohet mbwshtetje e Emergjencave Civile për të frenuar përkeqësimin e mëtejshëm të saj. Lumi Fan i Vogël devijoi rrjedhën dhe dy ditë më parë dëmtoi linjën elektrike, e cila më pas u zëvendësua nga...
Burimi:
top-channel.tv